Templates by BIGtheme NET

Të gjithë sytë te Mesi, por talenti 17-vjeçar “vjedh” spektaklin (Video)

Edhe pse të gjithë i kishin sytë nga Mesi mbrëmjen e djeshme, ishte një tjetër lojtar që vodhi vëmendjen në fitoren e Barcelonës 4-0 ndaj Vijarrealit.

17-vjeçari Ansu Fati arriti të shënojë dy gola, njëri prej të cilëve ishte spektakolar.

Adoleshenti nga Guinea Bisau bëri një paraqitje të jashtëzakonshme duke i bindur drejtuesit e klubit dhe trajnerin që i besoi një vend titullari.

I rritur te ekipet e moshës së Barcelonës, Fati, pritet të jetë ndër talentet e radhës që dalin nga akademia ‘blaugrana’.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*