Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhet e transkriptuara në Gjermani nxorrën emrin e Artan Shkëmbit


Numri dy i operacionit “Forca e Ligjit” , Artan Shkëmbi në policinë e shtetit ka përdorur një program të koduar për dërgimin e mesazheve lidhur me një hetim për trafik droge të nisur nga Gjermania të shtrirë dhe në Shqipëri.

Rezulton se ka përdorur programin me pagesë për të nxjerrë të dhëna për rastin në fjalë. 

Ai pritet të dalë të mërkurën (nesër) para gjykatës.

“Encrochat” është sistem me pagesë që lejon shkëmbimin e mesazheve të transkriptuara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi.

Vendimi i pezullimit u mor të djelen nga gjyqtarja e  gatshme Etleva Deda pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet informacionet në lidhje me Shkembin  kanë ardhur nga partneret e huaj kryesisht ata Gjermanë.

Burimet bejne me dije se  kanë qënë këto shërbime që gjatë transkiptimit të bërë bisedave të personave  të përfshirë ne aktivitet kriminal  në shtetit gjerman, kanë zbuluar dhe komunikimin e numrit dy të OFl.

Rrjeti EncroChat është perdorur gjeresishr vitin e fundit nga rrjetet kriminale aqsa u be shqetësim  per policite e disa vendeve te BE duke i detyruar agjentet te infiltrohen ne rrjet mes  Marsit dhe Qershorit 2020 gjatë një hetimi në të gjithë Evropën.

 Ky rrjet kishte rreth 60,000 abonentë në kohën e mbylljes së tij. Të paktën 800 arrestime janë bërë në të gjithë Evropën që nga 7 korriku 2020.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Ora News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *