Vendosni fjalën kyçe....

“Për ata që helmojnë miletin” – Rama nxjerr tabelën si u mbështetën bizneset gjatë pandemisë


Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar disa të dhëna për paketën ekonomike në mbështetje të bizneseve.

Rama shprehet se ndryshe nga ata që ‘helmojnë miletin’, dy garancitë sovrane kanë funksionuar më së miri në mbrojtje të sipërmarrësve dhe mbrojtjes së vendeve të punës nga pandemia.

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna mbi 2 Garancitë Sovrane që ndryshe nga çfarë u trumpetua prej atyre që dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin, kanë funksionuar më së miri në mbështetje të sipërmarrjeve e të mbrojtjes së vendeve të punës nga kërcënimi i Covid19, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në tabelën e publikuar, jepet numri i kredive për sipërmarrësit të miratuara deri në datën 1 shtator, si dhe vlera e miratuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *