Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar një video në rrjetet sociale me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ku premton vazhdimisht planin e rimëkëmbjes për ekonominë pas goditjes nga pandemia.
Tabaku e quan të frikshme mënyrës se si qeveria shpik një program dhe e quan “Plan Kombëtar të Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për të instrumentalizuar gënjeshtrën e radhës.
“Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve vijon!
E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.
Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion”-shkruan Tabaku.
Ditën e sotme si qeveria dhe opozita shpallën planin e tyre për rimëkëmbjen ekonomike dhe janë në vijim të “luftës” së tyre parazgjedhjeve të 25 prillit.