Templates by BIGtheme NET

Akuza se dekonspiroi operacionet e OFL-së, shtyhet për nesër vendimi për Artan Shkëmbin

Artan Shkëmbi është paraqitur ditën e sotme në GJKK, kjo dy ditë pas pezullimit nga detyra si zv.drejtor i OFL-së.

Ai u paraqit për për t’u njohur me masën e pezullimit të tij, por GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin.
Avokati i tij mbrojtës, Artan Broci ka kërkuar në seancë më shumë kohë që të njihet me dosjen.

Artan Shkëmbi akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së dhe për korrupsion. Policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në gjermani.

Autoritetet gjermane informuan SPAK-un se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin, duke informuar subjektin nën hetim nga Gjermania.

Artan Shkëmbi duke hyrë në GJKKO

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*