Templates by BIGtheme NET

Kapiteni i Armenisë nuk shkon në Larisa, thirret në ushtri për të luftuar kundër Azerbajxhanit

Kapiteni i Kombëtares së Armenisë, Varazdat Haroyan, nuk mund t’i bashkohet klubit të vet grek, Larissa, për shkak se atdheu i tij është buzë luftës me Azerbajxhanin .

Shkuarja e mbrojtësit Haroyan në Greqi për t’iu bashkuar klubit të vet Larissa është shtyrë për shkak se ai është thirrur për t’iu bashkuar ushtrisë, si pasojë e konfliktit të armatosur në përshkallëzim e sipër mes vendit të tij dhe Azerbajxhanit.

28-vjeçari, i cili i ka bërë 51 paraqitje për kombëtaren armene, nuk mund të largohet nga shteti, sipas menaxherit të tij.

“Ai është mobilizuar, si të gjithë qytetarët armenë nën moshën 40-vjeçare dhe tashmë ndodhet në zonën e luftës”, thuhet në mesazhin e dërguar nga menaxheri i tij te pronari i Larissa, Alexis Kouyias, raporton gazeta franceze L’Equipe.

Marrëdhëniet mes dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara nga viti 1991, kur Armenia e pushtoi rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili nga komuniteti ndërkombëtar edhe sot e tutje njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur mbledhje urgjente për këtë konflikt dhe u ka bërë thirrje palëve që menjëherë të bëjnë armëpushim.

Thirrje për ndërprerje të luftimeve kanë bërë edhe fuqitë e mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Gjermaninë dhe Francën.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*