Vendosni fjalën kyçe....

Klosi lëshon mufkën: Valët e muzikës përçojnë virusin prandaj u ndalua (Video)


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi habiti ditën e sotme e një deklaratë në një intervistë për Report Tv.

Klosi tha se muzika është e ndaluar pas orës 8 në lokale dhe bare pasi valët e saj përçojnë virusin.

Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar  janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë“-tha Klosi në Report Tv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *