Templates by BIGtheme NET

Pas një muaji, Silvio Berlusconi del më në fund negativ në testin për koronavirusin

Më në fund pas plot një muaji, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin.

Lajmin e dha zv.presidenti i skuadrës së Monzas, Adriano Galliani.

“Dje presidenti mori tamponin e parë negativ, ne jemi duke pritur për të dytin në ditët e ardhshme. Kështu që të mund të themi se për të merr fund ky makth pas një muaji”, tha Galliani më 29 shtator, citon liberoquotidiano.

Ky lajm i mirë vjen pikërisht në ditën e lindjes së tij, pasi ditën e djeshme Berlusconi festoi 84-vjetorin.

Ish-kryeministri Berlusconi doli pozitiv për COVID-19 më 1 shtator dhe një ditë më pas u shtrua në spitalin San Raffaele të Milanos. Ai kaloi 10 ditë i shtruar në spital, në gjendje të rënduar, e më pas e vijoi kurimin në shtëpi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*