Templates by BIGtheme NET

Sherr me thika mes të rinjve në Kamëz, plagosen tre 17-vjeçarë

Një grup të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin mëngjesin e kësaj të mërkure në Kamëz.

“Balkanweb” raporton se si pasojë e këtij sherri janë plagosur me thikë tre adoleshentë, të moshës 17-vjeçare.

Adoleshentët e lënduar janë identifikuar si E.Daku, R.Bani dhe Sh. Duraku, të gjithë 17-vjeçarë.

Gjithçka ndodhi jashtë një marketi, por motivet e sherrit mes të rinjve nuk dihen ende.

Pas plagosjes së të rinjve, policia ka shoqëruar në komisariat dy të dyshuar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*