Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj përgënjeshtron Hysenin: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë vetëm firmën e Ramës me deputetët e blerë


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përgënjeshtruar deklaratën e deputetit socialist Alekt Hyseni se PD-ja e kishte ndihmuar në mbledhjen e votave për votimin e Kodit Zgjedhor.

Alibeaj thotë se ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë vetëm firmën e pazarit të Ramës dhe deputetëve të tij të blerë si nga opozita dhe mazhoranca.

Është për të ardhur keq sesi PS është zhytur në llum dhe ka prekur fundin.  Sajesat e Alket Hysenit, i akuzuar për vjedhjen e tokave në bregdet, nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën. Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor janë kundër interesit të qytetarëve.

Ato kanë vetëm firmën e pazarit të qelbur të Edi Ramës dhe deputetëve të tij të blerë brenda dhe jashtë PS.  Ky kokteil korrupsioni do të marrë fund më 25 prill!”-shkruan Alibeaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *