Anëtarësia e PD-së në qarkun e Fierit ka nisur sot të votojë kandidatët e propozuar për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.
Me parimin një antar një votë ta do të votohen 22 emrat të propozuar në bllok, ose do të kontestohet ndonjë prej tyre.
Procesi i votimit ka filluar prej orës 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00 pranë zyrave të degëve përkatëse.
Në listën e mëposhtme, bien në sy dy emrat nga mjekësia: Roel Zoga, mjek neurolog dhe kardiologu Viktor Gjini.
Në këtë listë, vihet re mungesa e dy emrave të njohur të PD-së, siç është ish-deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, si dhe ish-ministri Genc Pollo.
Megjithatë kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht lënie jashtë lsitës, pasi mund të garojnë në një tjetër qark.
Kandidatët:
1. Alban Zhapaj
2. Alketa Lugaj
3. Amarda Shanaj
4. Anisa Zakaj
5. Arbër Gurguri
6. Ardian Fero
7. Aurora Koroveshi
8. Dritan Petova
9. Edmond Plaka
10. Endri Japuaj
11. Enkeleda Veliu
12. Ibrahim Morina
13. Ilir Bele
14. Ledio Kastrati
15. Leonard Feleqi
16. Lorenc Hoxha
17. Luan Baçi
18. Luljeta Seiko
19. Neshet Driza
20. Roel Zoga
21. Suzana Numani
22. Viktor Gjini