Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët i bashkohen naftëtarëve të Ballshit në protestë, bllokojnë rrugën kryesore


Këtë të shtunë, naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë.

 Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, por ata vijojnë të mos pranojnë ndihmë mjekësore, duke thënë se do ta përshkallëzojnë grevën e urisë deri në vetëflijimin e tyre.

Dhjetra qytetarë të Ballshit i janë bashkuar protestës së thirrur nga naftëtarët, duke bllokuar rrugën kryesore.

Ata po marshojnë me një banderolë të madhe, mbi të cilën shkruhet “Punë, pagë, perspektivë”.

Ndërkohë në hyrje të portës qëndron ende pankarta “Uzina e jona, duam lekët tona”.

 

Numri i qytetarëve që po i bashkohen protestës të thirrur pak më herët nga një prej naftëtarëve, sa vjen e shtohet.

Këtë mëngjes naftëtarët lajmëruan bllokimin e rrugës, ndërsa i bënë thirrje policisë të mos i pengojnë të protestojnë.

“Do bllokojmë rrugën sot. Kush dëshiron nga çunat të vijë të më shoqërojhë. Problemi jonë nuk është me shtetin është me lekët. Policia të mos na ndalojë se s’kemi marrë leje. Unë jam i pari që dal, nuk kemi nevojë për polici.”- deklaroi njëri prej naftëtarëve pak më herët.

Ndërkohë kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, theksoi se do vijojnë të kërkojnë pagat e tyre përmes formave demokratike të protestës dhe grevës së urisë. Ai paralajmëroi se protesta e tyre do të shkojë deri në vetëflijim.

“Jemi në ditën e 13 sot dhe situata tregon se jeni lënë në mëshirë të fatit, sepse nuk vjen askush të ulet në bisedime me naftëtarët.

Nuk do ngelet kurrë dikush në rafineri pa marrë naftëtarët atë që u takon atyre, do e kërkojmë të drejtën tonë por në luftë ligjore. Nuk kërkojmë as të zbresim dikë nga pushteti apo të vëmë dikë në pushtet. Nuk janë naftëtarët ata që kandidojnë.

Prej ditësh, prej muajsh naftëtarët i kanë përdorur të gjitha mënyrat e protestës. Shohim heshtje totale, sepse dikush ka menduar të na zhgënjejë përsëri.

Edhe njëherë ju bëj thirrje, do përdorim të gjitha format demokratike, qoftë në formë protest eqoftë në formë sakrifikimi deri në ditën e fundit. Ne nuk dalim të gjallë që këtej.”– tha Dautaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *