Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën katër pacientë, 168 raste të reja me koronavirus në vend


Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin e ri sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Viktimat që kanë ndërruar jetë në dy spitalet janë një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .

Në deklaratën e ministrisë bëhet me dije se nga 943 testime të kryera së fundmi janë zbuluar 168 raste të reja.

Në dy spitalet për pacientët e prekur nga covid-19 janë shtruar 246 persona nga të cilët 16 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *