Vendosni fjalën kyçe....

Hoti pas takimin me Lajçakun: Asosacioni do themelohet pa kompetenca ekzekutive


Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Asociacioni është temë e mbyllur në vitin 2013 dhe Asociacioni që do të themelohet nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, raporton Gazeta Express.

Asociacioni është temë e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe mandej është marrëveshja e parimeve e vitit 2015 po ashtu edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese për këtë temë. I kemi të gjitha garancitë dhe mbështetjen e partnerëve tanë që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Hoti.

Ai tutje tha se qeveria e tij ka hyrë në procesin e dialogut ku nuk do të diskutohet karakteri unitar i shtetit.

Kur kemi hyrë në procesin e dialogut e kemi heqë idenë e shkëmbimit të territoreve dhe nuk diskutohet karakteri unitar i shtetit që do të thotë se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”- ka thënë kreu i qeverisë.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet