Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar për trafik droge, arrestohet 29-vjeçari në Muriqan


Një 29-vjeçar i dënuar me 2.5 vite burg për trafik droge është arrestuar në Muriqan.

29-vjeçari Kristian Makaj, u kap në postën e kufirit në Muriqan pas kontrollit të dokumenteve rezultoi se ishte person në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara  për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.

Policia Kufitare ka ndaluar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që tentojnë të kryejnë trafiqe të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të detajuar shtetasin Kristian Makaj, 29 vjeç, i cili gjatë përpunimit të  detajuar të dokumenteve ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve e kanë ndaluar këtë shtetas, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë, datë 06.05.2019, e ka dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *