Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri Panariti: Premtimet e Ramës për bujqësinë nuk mund të realizohen


Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti komentoi në një intervistë për Syri Tv premtimin e Kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë fermerëve naftën pa akcizë dhe taksë karboni.

Sipas Panaritit ky është një premtim që bëhet sërish nga Rama pasi e ka bërë edhe 7 vite më parë.

Kemi shtatë vite në pushtet ku nuk është bërë asnjë përçapje për të lehtësuar fermerin nga barra e rëndë. Sot e kësaj dite, kur kjo qeveri ndodhet në skadencë të mandatit, fermeri e blen naftën sa e blen një qytetar në Zvicër apo Gjermani.

Pastaj ka edhe konfuzion, herë thuhet naftë falas, herë thuhet naftë pa akcizë, herë thuhet pa taksë karboni. Këtu ngarkohet fermeri me taksë qarkullimi, qarkullon traktori?!” tha ai.

Panariti tha se kjo është një nismë elektorale, e cila nuk do të zbatohet. Sipas tij, nëse qeveria e ka seriozisht, të japë paratë në duart e fermerëve.

Sepse nafta mund të rishitet në tregun e zi. Nismat populiste që do marrësh naftën me ngjyrë, janë nisma antitreg. Qeveria nuk është distributore nafte. Duke bërë aplikime online, diferencime etj, këto janë strategji për të bërë sikur jep, kur nuk jep asgjë.

Nuk do realizohet kjo nismë sepse nuk ka më kohë. Kjo është qeveri që e ka afatin e ezauruar”- tha Panariti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *