Templates by BIGtheme NET

Liga e Kombeve/ Spanja humbet në Ukrainë, Gjermania barazon me Zvicrën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Grupit 4 të Ligës A të Kombeve ku Gjermania ka barazuar me Zvicrën në Gjermani me rezultat 3-3, kurse Spanja ka pësuar në Kijev në ndeshjen kundër Ukrainës me rezultat minimal 1-0

Gjashtë gola të shënuar sonte në Gjermani por që nuk kanë sjell fitues dhe një gol në Ukrainë ka qenë epilogu në grupin 4 të Ligës A të Kombeve.

Gjashtë gola janë shënuar RheinEnergieSTADION në Gjermani por që nuk kanë sjellur fitues. Zvicra e filloi më mirë këtë takim pasi që në minutën e pestë shënoi Gavranovic. Zvicra do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 26-të me Remo Freuler.

Gjermania do të rikthehej në lojë në minutën e 28-të ku do të shënonte Werner. Gjermania do ta niste më mirë ndeshjen ku rezultati do të barazohej shumë shpejt. Ishte Kai Havertz që do të shënonte për 2-2 në minutën e 55-të.

Dy minuta më vonë, Zvicra do të shënonte përsëri. Prapë golashënues ishte Gavranovic. Por, Gjermania reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 60-të, ku me thembër shënon gol të bukur Gnabry. Pavarësisht se të dyja skuadrat u munduan që ta fitojnë ndeshjen, nuk arritën edhe pse patën shumë raste shënimi.

Spanja ka marrë humbjen e parë pasi ka humbur minimalisht 1-0 në Ukrainë. Vendasit rezistuan deri në minutën e 76-të kur me një sulm të befasishëm tekas 22-vjecari Viktor Tsygankov përfitoi dhe nga një dalje e gabuar e portierit De Gea për të shënuar golin vetëm të sfidës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*