Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Metës për dëshmorët: Ilir, je bërë gazi i botës. Mos nxit sherr për interesa personale

Pas reagimit të ashpër nga presidenti Meta që e quajti kryeministrin Rama, Esatin e Rilindjes që ka vënë në shitje Kosovën e Shqipërinë, ka ardhur reagimi i kreut të qeverisë.

Në dy postime në Twitter, Rama i bën thirrje kreut të shtetit që ‘të mos nxisë dasi, sherr e rrëmuja për interesat personale e të partisë së tij të degraduar’.

“Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!” – shkruan Rama.

Më tej kryeministri shkruan se dekorimet që po bën presidenti janë një komedi e një marrëzie të pashoqe që e ka kthyer atë në gazin e botës.

“lir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!” – shkruan Rama.