Vendosni fjalën kyçe....

Hoti në telashe, Lista Serbe e kërcënon me dalje nga qeveria


Kryeministri i Kosovës, Hoti, është në telashe pas kërcënimit të fundit nga Lista Serbe në qeveri.

Ajo i ka kërkuar shefit të Prishtinës zyrtare që të pranojë diskutimin në Bruksel mbi Asocacionet serbe në të kundërt do largohet nga qeveria.

Deklarata ka ardhur nga zv.kryetari i Listës Serbe dhe kreu i Graçanicës, Srdjan Popoviç, i cili tha se në Bruksel u është premtuar Asocacioni i komunave serbe në Kosovë dhe nëse kjo nuk do ndodhë, atëhere do të ketë largim nga të gjitha institucionet.

“Në Bruksel, na është premtuar se do të formohet Asociacioni. Kjo është arsyeja pse ne kemi hyrë në institucionet qendrore dhe pse kemi krijuar institucionet lokale. Ky premtim na jep të drejtën që të largohemi nga institucionet nëse ai premtim nuk përmbushet. Do të jemi të durueshëm dhe të presim që Brukseli të bëjë punën e tij. Nëse nuk ndodh, atëherë ne do të konsiderojmë mundësinë dhe do t’i përcaktojmë hapat e radhës për t’u larguar nga institucionet.” – ka thënë Popoviç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *