Templates by BIGtheme NET

Lajçak ia bën të qartë Prishtinës: Pa Asocacionin e komunave serbe, s’ka normalizim me Beogradin

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë sot se pa Asocacionin e komunave serbe nuk mund të ketë marrëveshje mes palëve dhe as normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.

Lajçak theksoi se marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe BE-ja pret zbatimin e tij.

“Ne po negociojmë për normalizim të raporteve. Mandati im është për normalizim dhe nuk mund ta përkufizojë këtë. Ana e Prishtinës dhe Beogradit e kanë bërë të  qartë se si e nënkuptojnë normalizimin. Mua më duhet të lehtësojë marrëveshjen, mirëpo u takon palëve. Nëse nuk ka marrëveshje s’do të ketë as normalizim. Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin, sepse Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen. Kur disa politikanë thonë se rasti është mbyllur, i bie që ata nuk duan të rihapin tekstin, dhe nuk e kërkojmë këtë, ne kërkojmë vetëm implementimin.” – tha Lajçak.

Ai shtoi më tej se secila palë duhet të japë diçka në këmbim të marrjes së diçkaje tjetër, në mënyrë që të marrin atë që dëshirojnë, shkruan Lajmi.

“Nuk kam takuar asnjë partner që ka ndonjë problem për këtë çështje. Kompromisi është parim shumë i mirë në negocim, nëse dua të marr diçka duhet të jap diçka. Të dyja palët duhet të jenë të gatshme të japin diçka në mënyrë që të marrin atë që dëshirojnë.” – shtoi ai.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*