Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka konfirmuar krijimin e një partie të re të drejtuar nga ajo.
Ajo është shprehur se ekipi i saj do të përbëhet nga emra me intergitet të cilët sipas saj nuk i shohim shpesh në TV.
Osmani ka thënë se partia e saj ka synime të shumta por e para është sfida e çkapjes së shtetit , problemet e papunësisë e arsimit.
Osmani është përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas kritikave të saj publike ndaj partisë së saj dhe pasi nuk e votoi qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja.