Kancelarja gjermana i ka quajtur provokuese e të panevojshme veprimet e Turqisë në Mesdheun lindor.
Sipas Merkelit, kërkimi për hidrokarbure në ujërat e diskutueshme në Mesdhe shtojnë tensionet në vend që t’i lehtësojnë ato, shkruan Kathimerini.
“Ne ramë dakord që masat e fundit të njëanshme të marra nga Turqia, të cilat natyrisht janë provokuese, po rrisin tensionet në vend që t’i lehtësojnë ato.” – u tha Merkel gazetarëve gjatë një takimi të BE-së në Bruksel.
“Kjo është për të ardhur keq dhe nuk është e nevojshme. Ne duam të vijojmë në rrugën që kemi nisur me Turqinë. Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve BE-Turqi është në interes të të dy palëve.” – shtoi kancelarja gjermane.
Dy javë pas takimit të tyre të fundit ku udhëheqësit diskutuan sanksionet ekonomike, BE-ja deri më tani nuk ka arritur të bindë Ankaranë të ndalojë eksplorimin në ujërat e diskutueshme në Mesdhen lindor.