Templates by BIGtheme NET

Ursula von der Leyen la papritmas Samitin në Bruksel për t’u vetëkarantinuar për herë të dytë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u largua nga samiti i BE-së në Bruksel papritmas të enjten, pasi zbuloi se një anëtar i zyrës së saj kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Shefja e Komisionit u largua nga samiti më pak se një orë pasi ai filloi, duke thënë se ajo po futej në karantinë, në përputhje me rregullat e mbrojtjes nga koronavirusi.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv me Covid-19 këtë mëngjes. Unë, vetë kam testuar negative. Sidoqoftë, si një masë paraprake, unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vetë-izolim.” – shkroi Von der Leyen.

Kjo është karantina e dytë për Von der Leyen për këtë muaj, pasi edhe më 5 tetor ishte vetë-izoluar pasi takoi një person që më vonë doli pozitiv për Covid-19.

Krerët e BE-së e vazhduan takimin të enjten siç ishte planifikuar. Para largimit të saj të papritur, von der Leyen ishte takuar me kryeministrin çek Andrej Babiš dhe kryeministrin portugez Antonio Costa.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*