Templates by BIGtheme NET

Bardhi sfidon Ramën: Kush i mori 75 milionë eurot e inceneratorëve?

Çështja e inceneratorëve është tema më e nxehtë e ditëve të fundit ku qeveria dhe mazhoranca janë përfshirë.

Opozita akuzon mazhorancën se ka kryer korrupsion me dhënien e inceneratorëve ku mbrapa firmave qëndron një person i vetëm.

Mbrëmjen e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së në vijim të këtyre debateve ka sfiduar kryeministrin Edi Rama të përgjigjet se kush qëndron pas inceneratorëve dhe kush i ka marrë 75 milionë euro.

Pas çdo klithme, pas çdo shantazhi fshihet vetëm frika për përballjen me drejtësinë! Kush janë pronarët e inceneratoreve? Një pyetje që e sfidoj Edi Ramën të përgjigjet. Njerëzit kanë të drejtë të dine, kush i ka marrë 75 milionë euro”-shkruan Bardhi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*