Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me breshëri armësh biznesmeni në Himarë


Niko Goro

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Himarë. Është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni i ndërtimit Niko Goro.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:55 të mëngjesit pranë një supërmarketi, në pronësi të motrës së biznesmenit.

Paraprakisht dyshohet se autori ka zbritur nga një furgon, ku ishin edhe tre persona të tjerë dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj biznesmenit, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe një grua, e cila mendohet se është motra e tij.

Biznesmeni Goro ka patur disa konflikte me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit. Biznesmeni ishte pronar hoteli dhe i një ndër bar-restoranteve më të frekuentuara të Himarës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *