Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi takon gratë naftëtare në Ballsh: Pasojat do ndihen në Tiranë, nuk të fal njeri bukën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar gratë naftëtare në Ballsh, të cilat kanë 3 ditë në grevë urie.

Kryemadhi tha se përpara tyre se duhet gjendur koka e problemit e duhet goditur, kurse shtoi se pasojat e Mallakastrës do të ndihen deri në Tiranë.

Ju sot jeni në gjendje të rëndë. Këtu koka e problemit është e njëjta e duhet të ndëshkohet koka. Pasojat e Mallakastrës do vijnë edhe në Tiranë, duke shkaktuar probleme ekonomike e financiare. Nuk ta fal njeri bukën e fëmijës”, tha Kryemadhi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*