Mbretëresha Elisabeth II ka bërë daljen e saj të parë publike që prej muajit mars, kur filloi pandemia në Britani.
Monarkja 96-vjeçare tërhoqi vëmendjen pasi u paraqit pa maskë në mes të një gjendjeje emergjence për vendin.
Ajo shoqërohej nga nipi i saj Princ William në një takim zyrtar të zhvilluar të enjten, në Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (DSTL) në Porton Doën, afër Salisbury.
Asnjëri prej tyre nuk mbante maskë, duke mos respektuar masat e rrepta që shteti ka marrë ditët e fundit për të shmangur një valë të dytë të pandemisë.
Pallati Mbretëror qartësoi që mbretëresha vendosi të mos pajiset me maskë pas konsultimeve me mjekët e saj.
Siç shkruajnë mediat britanike, askush në këtë takim nuk mbante maska. Por DSTL tha se të 48 personat që morën pjesë në takimin me mbretëreshën dhe dukën e Kembrixhit ishin testuar për koronavirusin dhe të gjithë kishin rezultuar negativë. Për më tepër, te gjithë respektuan distancën sociale.