Templates by BIGtheme NET

“Nuk kam përgjigje”- gazetari e pyet Joe Bidenin për shkrimin e “NYP” mbi djalin e tij

Kandidati demokrat për president Joe Biden, u pyet nga një gazetar në lidhje me raportin e “New York Post” që zbulon se djali i tij bëri miliona duke përdorur ndikimin e babait të tij si zv.president nën administratën e Barack Obamës.

Por Biden tha se nuk kishte asnjë përgjigje për këtë.

Ish-zëvendëspresidenti foli para gazetarëve të premten jashtë avionit të tij privat pas mitingut në Michigan.

“Z. Biden, cila është përgjigjja juaj ndaj historisë së New York Post për djalin tuaj zotëri?” – pyeti gazetari i CBS News, Bo Erickson.

“E dija që do më pyesnit”, – u përgjigj Biden. “Unë nuk kam asnjë përgjigje, është një tjetër fushatë shpifjesh, këto janë pyetjet që ju bëni gjithmonë”.


Kujtojmë se The Post siguroi një email të vitit 2015, ku Vadym Pozharskyi, një këshilltar i kompanisë ukrainase të energjisë Burisma, falënderonte Hunter Biden që i kishte dhënë “mundësinë” për të takuar babanë e tij, i cili atëherë ishte zëvendëspresident.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*