Templates by BIGtheme NET

Shpërthejnë protestat në Barcelonë, qytetarët kundërshtojnë mbylljen për Covid-19 (Video)

Ndërsa kufizimet e reja të Covid-19 hynë në fuqi në të gjithë Katalonjën, punonjësit e lokaleve dhe restoranteve dolën në rrugë për të protestuar kundër mbylljes 15-ditore të sektorit të turizmit, duke paralajmëruar se industria e tyre po rrezikon ‘zhdukjen’.

Përafërsisht 1000 punonjës u mblodhën përreth Plaza de Sant Jaume, në qendrën historike të Barcelonës, të premten për të refuzuar vendimin e qeverisë rajonale për të mbyllur baret dhe restorantet për dy javë mes një rritjeje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Shumica e protestave qenë paqësore, me demonstrues që godisnin tenxheret e tiganët ndërsa theksuan ndikimin e kufizimeve të reja Covid-19 mbi bizneset dhe vendet e punës.

Demonstruesit brohorisnin ‘mos na mbyllni’, ‘qeveria të japë dorëheqjen’ dhe ‘nuk kemi faj’ ndërsa shprehën zemërimin e tyre për vendimin e administratës rajonale. Demonstratat bllokuan gjithashtu trafikun dhe rrugët kryesore ndërsa grupet marshonin rreth qytetit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*