Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Skrapar, makina bie nga ura në një lartësi prej 100 metrash, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Skrapar-Prishtë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash.

Ngjarja ka ndodhur në Urën e Blëzeckës teksa një 37-vjeçar me emrin Alban Hasanllari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Tiranë.

Mjeti po kalonte në një urë teksa është aksidentuar duke rënë nga ura direkt dhe në lumë.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton arsyet e aksidentit, ndërsa paraprakisht mësohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *