Templates by BIGtheme NET

“Fatkeqësi për Joe Biden, laptopi i të birit katastrofë për gjithë familjen” – Trump

Pavarësisht pyetjeve mbi vërtetësinë e përmbajtjes së një hard disku që pretendohet se i përkiste djalit të Joe Biden, Hunter, presidenti Trump ka thënë se të dhënat janë një ‘fakt i provuar’ ndërsa Steve Bannon premton se në vijim do ketë të tjera materiale.

“Laptopi i Hunter Biden është një katastrofë për të gjithë familjen Biden, por veçanërisht për babanë e tij, Joe.” – shkroi presidenti të dielën në Twitter.

Ai deklaroi se përmbajtja e gjetur në laptop, raportuar së pari nga New York Post, ‘e bën të pamundur’ për të që të fitojë ndonjëherë presidencën në SHBA.

“Tani është një fakt i provuar dhe nuk mund të mohohet, që të gjitha ato informacione janë të vërteta. Kjo e bën të pamundur që Joe Biden të marrë ndonjëherë detyrën e presidentit!” – shkroi në Twitter.

Disku i marrë nga një pronar i dyqanit të riparimeve në Delaware nga avokati personal i Trump, Rudy Giuliani, është bërë një histori e rrezikshme për Joe Biden, i cili ka parë që numrat e sondazheve të tij kombëtare të rrëshqasin.

Të dhënat e publikuara nga New York Post e që përfshijnë postën elektronike, sugjerojnë se Hunter Biden po përfitonte nga pozicioni i babait të tij si zv.presidenti për të bashkëpunuar me kompani të huaja dhe se babai i tij ishte në dijeni të këtyre marrëdhënieve të biznesit, pavarësisht se në të kaluarën kishte thënë që ai e dinte.

Ish-strategu i fushatës së presidentit Trump në zgjedhjet e vitit 2016, Steve Bannon, ka premtuar se në ditët në vijim do ketë të tjera materiale, duke përfshirë e-maile që ai pretendon se janë nga avokati i Hunter Biden, që kërkon kthimin e hard diskut.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*