Templates by BIGtheme NET

Gjobiten 365 persona, policia thirrje qytetarëve: Denonconi ata që s’mbajnë maska

356 qytetarë janë gjobitur 24 orët e fundit në mbarë vendin për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Sipas policisë, është ulur ndjeshëm numri i qytetarëve që nuk e mbajnë maskën që është bërë e detyrueshme që nga e enjtja e shkuar.

7 qytetarë janë shoqëruar në polici pasi nuk kanë pasur me vete mjetin e identifikimit me vete e pasi janë gjobitur me 30 mijë lekë janë lënë të lirë.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën sa të dalin nga shtëpia si dhe pronarëve të lokaleve që të zbatojnë regullat e vendosura nga qeveria.

Po kështu blutë u bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë personat që nuk mbajnë maska.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*