Templates by BIGtheme NET

Këlliçi e Zhupa padi në polici: Ishim ku u vra Ardit Gjoklaj, Rama-Veliaj s’do na heshtin për 75 milionë eurot e inceneratorëve

Zëdhënësja e PD-së, Zhupa e kreu i FRPD-së, Këlliçi, kanë bërë kallëzuar në Policinë e Tiranës për ngjarjen e ndodhur te landfilli i Sharrës.

Gjatë deklaratës për mediat Këlliçi tha persona të paidentifikuar i kishin kërcënuar e shantazhuar në vendin ku katër vite më parë humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj. Ai shtoi se mafia e plehrave e drejtuar nga dyshja Rama-Velia nuk do arrijinë t’i ndalin.

“Jemi te Policia e Tiranës së bashku me Ina Zhupën për të bërë një kallëzim, për shantazhim dhe kërcënim në kryerjen e detyrës tonë. Persona të paidentifikuar na kanë ardhur sot dhe na kanë kërcënuar për tu larguar nga territori i landfillit të Sharrës, një skenë krimi, ku 4 vite më parë ka humbur jetën një 17-vjeçar, Ardit Gjoklaj dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë njeri të ndaluar. Nëse mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj në bashkëpunim me Arben Ahmetajn se do të na stepin dhe shantazhojnë, ta dinë se e kanë të kotë.” – tha Këlliçi.

Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Zhupa, tha Rama e Veliaj kanë frikë nga e vërteta e nuk duan që qytetarët të mësojnë kush fshihet pas inceneratorëve. Ajo shtoi se qeveria e PD-së do e hetojë aferën korruptive të inceneratorëve.

“Inskenimi i sotëm me sulme ndaj opozitës ishte drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Rama e Veliajt nuk duan që qytetarët të mësojnë se kush janë pronarët e incineratorëve, ku shkojnë taksat dhe u jepen pronarët pa emër. Rama e Veliaj kanë frikë nga e vërteta që fshihet pas atyre incineratorëve. Ata bëjnë mirë që kanë frikë, sepse nesër do të hetohen për zhdukjen e 75 milionë eurove, që janë dhënë në emër të pronarëve të paemërt që janë në parajsa fiskalen.” – tha Zhupa.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*