Templates by BIGtheme NET

Man.United i gatshëm të shkëmbejë Pogban për mesfushorin e Real Madrid

Manchester United po përgatitet të bëjë një ofertë për mesfushorin e Real Madrid, Federico Valverde.

Valverde ka fituar një vend në ekipin e parë dhe vlerësohet shumë nga Zinedine Zidane.

Sipas The Sun, Unitedi po e mban nën vëzhgim dhe mund të kërkojë që ta përfshijë në një këmbim të mundshëm me Pogba, nëse ky i fundit do të këmbëngulë për t’u transferuar në Madrid.

Valverde ka një klauzolë 700 milionë euro në kontratën e tij, që tregon edhe sa shumë e vlerëson Reali lojtarin.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*