Templates by BIGtheme NET

Një viktimë dhe 137 raste të reja lidhur me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Po ashtu janë konfirmuar edhe 137 raste të reja pozitive me koronavirus si dhe një vdekje.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*