Templates by BIGtheme NET

Peripecitë për shpëtimin e qytetarit që fluturoi nga 80 metra lartësi në Kanionin e Osumit (Video)

Një aksident i rëndë por fatmirësisht pa viktima ndodhi paraditën e sotme në Kanionin e Osumit në rrugën Prishtë-Çorovodë.

Një qytetar fluturoi me mjetin e tij tip Mercedes-Benz nga rruga në Kanionin e Osumit duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 80 metrash.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foto e video nga vendi i ngjarjes e operacioni i shpëtimit si dhe hollësi nga ngjarja. Qytetari Alban Hasallari është rrëzuar në hyrje të urës së Blezenckës pasi ka rrëshqitur me mjetin e tij drejt e në lum.

Një kalimtar që ka qenë duke kaluar ka parë ngjarjen e ka lajmëruar banorët e fshatit Blezencke që kanë shkuar në ndihmë të tij nga një shteg i pjerrët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur më pas policia e zjarrfikësit por edhe ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

Për të nxjerrë nga mjeti drejtuesin e plagosur rëndë por ende gjallë, është dashur ndërhyrja e anëtarëve të Federatës Rafting që kanë lëshuar një gomone nga lartësia e urës e më pas e kanë transportuar të lënduarin në rrjedhën e kundërt të lumit deri në vendin ku është marrë nga ambulanca.

Hoxha shkruan më tej se pavarësisht plagëve të rënda të drejtuesit të mjetit, atij nuk i është ofruar ndihma me helikopter me justifikimin se ato i kisi kryer orët e fluturimit. Pas kësaj ai është dërguar në spitalin e Beratit prej nga ku është marrë me helikopter për t’u dërguar në Tiranë.

*Video Credit: Artan Hoxha

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*