Templates by BIGtheme NET

Protesta kundër rregullave Covid-19 në Pragë, qytetarët përplasen me policinë (Video)

Mijëra qytetarë çekë që kundërshtojnë masaj anti-Covid të qeverisë u përplasën me policinë në kryeqytetin, Pragë. Policia përdori makinat ujëhedhëse e gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Qytetarët u mblodhën në sheshin e qytetit dhe hodhën parrulla kundër qeverisë. Ata bënë thirrje për heqje të kufizimeve për shkak të pandemisë. Sipas policisë, protestuesit ishin tifozë radikalë të ekipeve të kryeqytetit.

Ata hodhën gurë, fishekzjare e shishe në drejtim të policisë. Disa dhjetëra personaz u raportuan se u plagosën, mes të cilëve edhe policë.

Protesta u thirr për të kundërshtuar përgjigjen e qeverisë ndaj epidemisë Covid-19. Mbledhjet e më shumë se 500 personave janë aktualisht të ndaluara në Republikën Çeke.

Kufizimet kërkojnë që personat të qëndrojnë në grupe më të vogla se 20 persona, të mbajnë maskë e të jenë dy metra larg njëri-tjetrit.

Dhjetëra arrestime u bënë në lidhje me trazirat. Ministri i Brendshëm Jan Hamacek vlerësoi reagimin e policisë dhe akuzoi ‘disa qindra huliganë’ për nxitje të dhunës.

Kryeministri Andrej Babis i tha medias çeke se ishte ‘shokuar’ nga veprimet e kryengritësve dhe i akuzoi ata se po rrezikonin veten dhe të tjerët.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*