Vendosni fjalën kyçe....

A i dha presidenti një mesazh të koduar Lulzim Bashës?


Një deklaratë e presidentit Meta ditën e sotme ka shkaktuar jo pak paqartësi dhe efekt mediatik, por jo vetëm.

Teksa kreu i shtetit po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve gjatë bashkëbisedimit në Presidencë, në fund të saj ai u ‘ngacmua’ lidhur me një deklaratë të Bashës.

Gazetarja iu drejtua Metës duke i thënë: “Dua ta nis me një pyetje nga një deklaratë e kreut të PD-së se ju mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës vetëm nëse z. Basha bën rolin presidentit. A e shihni si një mesazh që ju jep ju z. Basha që mos të ndërhyni shumë në territorin e tij?”

Kësaj pyetjeje, Meta iu përgjigj duke thënë se mbrojtja e Kushtetuës është detyra e parë e Presidentit të Republikës dhe se ai është ushtar i parë i saj.

Por le të ndalemi pak te pjesa e fundit e përgjigjes së Metës lidhur me pyetjen që iu për deklaratën e Bashës.

Meta tha tekstualisht: “Dhe atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bën Izetbegoviç kur e morën peng. Thuaji popullit të që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush peng më në këtë qiell dhe në këtë tokë.”

Pikërisht kjo deklaratë u shpërnda menjëherë në mediat në vend duke nxitur një reagim të menjëhershëm të zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi.

Në një postim në Facebook, ai sqaron se termi ‘peng’ i përdorur nga presidenti Meta i adresohet direkt kryeministrit në detyrë, i cili duhet të heqë dorë urgjentisht nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë.

 “Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë!” – shkruan Blushi në Facebook.

Megjithatë është e vështirë të ndash nëse presidenti Meta ka folur drejtpërdrejt për Bashën, apo ka shkaktuar një keqkuptim të madh duke folur për Edi Ramën, ndërsa i përgjigjej një pyetjeje që kishte të bënte me Lulzim Bashën.

Mohimi zyrtar nga ana e Presidencës gjithsesi është i pafuqishëm për të shuar efektin që shkaktoi deklarata e presidentit. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *