Templates by BIGtheme NET

Bardhi përplaset me Ahmetajn për incineratorët: Nuk do gëzosh lekët e shqiptarëve

Ministri për ridërtimin Arben Ahmetaj nëpërmjet një ndërhyrjeje telefonike në emisionin “Opinion”, është përgjigjur ndaj akuzave të dy përfaqësuesve të PD-së lidhur me aksidentin rrugor në të cilin ai është përfshirë, ndërsa ka qenë në automjet së bashku me Mirel Mërtirin.

Më herët ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, në këtë emision deklaruan se Ahmetaj ishte në konflikt interesi pasi ka qenë në makinë me bashkëjetuesin e Stela Gugallas, shtetësja që ka qenë administratore e kompanisë që mori inceneratorin eElbasanit.

Lidhur me këtë argument, Ahemtaj u përgjis se “në makinë, kam qenë dhe do jem në makinë me të paktën 500 biznesmenë. Personi që përmendni nuk është kontraktor dhe unë nuk bëj procedurë. Për më tepër nuk kam qenë ministër kur jam aksidentuar.”

Ndërkohë mes Ahmetajt dhe Bardhit nuk kanë munguar replikat në distancë.

Bardhi: Nuk do t’i gëzosh lekët e shqiptarëve.

Ahemtaj: “Pusho se  do të nxjerr bojën”!

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*