Templates by BIGtheme NET

Kultura e Koncesioneve në Shqipëri fillon 100 vjet më parë

Nga Irena Beqiraj

Kultura e dhënies me Koncension nuk ka filluar në 30 vitet e fundit por fillon 100 vjet me pare, në 1920!

(1) Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së kombeve në Dhjetor të vitit 1920. Studiuesit mendojnë se ne këmbim të kësaj pjesëmarrje dha me koncension tek D’Arcy Exploration & Co. Ltd., një degë e Anglo-Persian Oil Co. 33,642 hektarë për shfrytëzim në zonat naftëmbajtëse në Berat dhe Durrës.

2) 47,213 hektarë për shfrytëzim ju dhanë kompanisë së Ferrovie dello Stato, në Vlorë dhe Berat.

(3) Tek SIMSA (Società Italiana Miniere di Selenizza), u dhanë për shfrytëzim 2,140 hektarë. SIMSA, fillimisht operonte në fushën e bitumit, dhe ishte një ndër kompanitë që kishin qenë objekt i ndërhyrjes diplomatike italiane në kohën e negociatave të para me Zogun për ndihmën italiane të vitin 1925.

(4) Ferrovie dello Stato kishte po ashtu kishte përfituar 116.825 hektarë për eksplorim në Berat, Durrës dhe Vlorë ,

(5) Nuk mungoi prania franceze përmes(Crédit Général du Pétrole), me një sipërfaqe prej 118,193 hektarë për kërkime.

Në vitin 1932 Qeveria shqiptare kishte dhënë 5 koncensione për shfrytëzimin e zonave naftëmbajtëse. Mjaftoi një vit vështirësish ekonomike edhe politike dhe ne vitin 1933 numri i koncesioneve u rrit 15. Fushat e naftës në të cilat u zhvilluan impiantet e reja të shpimit, ishin ato të Devollit dhe Patosit (i cili ishte përdorur nga britanikët, të cilët deri atëherë në atë kohë ).

Dhe në vitin 1936 Italia llogariste si Import të saj ( produkt italian) naftën që nxirrte në Shqipëri. Në vitin 1936 , 407 ton naftë shqiptare raportohej si import i Italisë dhe në shtator 1943, prodhimi total italian në Shqipëri ishte 970,000 ton.

Historia na qesendis duke ulëritur në veshët tanë ….

“Por si ka mundësi që nuk mësuat kurrë. Çdo ndihmë përkrahje qoftë edhe politike që u jepet të diletanteve që ju drejtojnë nuk është “një drekë falas” në këmbim të saj diçka jepet me koncension.

E ndërsa ato hipin e zbresin nga karriget e pushtetit, duke shitur përkrahjen e huaj si arritje , pasuria që shfrytëzohet është e shqiptarëve, të cilët në varfëri vrasin njëri tjetrin për gardhin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*