Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë vullnetari brazilian i vaksinës së AstraZeneca


Autoriteti brazilian shëndetësor Anvisa tha të mërkurën se një vullnetar në testimin klinik të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca AZN.L dhe Universiteti i Oksfordit ka vdekur, duke deklaruar se kishte marrë të dhëna nga një hetim për çështjen, raporton Reuters.

Rregullatori tha se testimi i vaksinës do të vazhdojë pas vdekjes së vullnetarit. Ai nuk dha detaje të mëtejshme, duke përmendur konfidencialitetin mjekësor të atyre që ishin përfshirë në testime.

Universiteti Federal i Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinimin e testeve klinike të fazës 3 në Brazil, tha veçmas se vullnetari ishte Brazilian por nuk tha se ku jetonte personi.

Aksionet e AstraZeneca reaguan negativisht dhe ranë me 1.7%.

Qeveria federale tashmë ka plane për të blerë vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ta prodhuar atë në qendrën e saj kërkimore biomjekësore FioCruz në Rio de Janeiro, ndërsa një vaksinë konkurruese nga Sinovac SVA.O e Kinës po testohet nga Instituti Butantan, qendra kërkimore e shtetit Sao Paulo.

Brazili ka shpërthimin e dytë më vdekjeprurës të koronavirusit, me më shumë se 154,000 viktima nga COVID-19, duke ndjekur vetëm Shtetet e Bashkuara. Është shpërthimi i tretë më i keq për sa i përket rasteve, me më shumë se 5.2 milion të infektuar, pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.

Ditën e djeshme po Reuters sipas burimeve të saj raportoi se këtë javë do fillonin sërish testimet për vaksinën pas pezullimit të mëhershëm për shkak se në një test kjo vaksinë shkaktoi te një vullnetar një çrregullim të rrallë inflamator kurrizor i quajtur mielit transversal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *