Templates by BIGtheme NET

Giuseppe Conte firmos dekretin e ri për masat kundër koronavirusit

Kryeministri Giuseppe Conte ka nënshkruar gjatë natës dekretin e ri me masa kufizuese anti-Covid. Siç shkruan Ansa.it, ky dekret parashikon mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve dhe dyqaneve të akulloreve në orën 6 pasdite.

Dekreti do të hyjë në fuqi duke nisur nga nesër në datën 24 nëntor.

Gazeta italiane shkruan se qeveria po përshpejton në masat e lehtësimit prej 1.5-2 miliardë euro për kategoritë më të prekura.

Ndërkohë pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave në orët e ardhshme.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*