Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë në ecje e sipër makina në Tiranë


Një makinë ka marrë flakë në lëvizje në Tiranë por fatmirësisht drejtuesja nuk është lënduar.

Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur rrethrrotullimi i Saukut rreth orës 8 të mbrëmjes së sotme.

Drejtuesja e mjetit me iniciale A.A. ka shpëtuar fatmirësisht pa dëme ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak.

Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *