Templates by BIGtheme NET

Pesë ndihmësit e Mike Pence-it konfirmohen me koronavirus

Konfirmohen me koronavirus pesë zyrtarë të afërt me Zv.Presidentin amerikan Mike Pence. Mësohet se kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin, Shefi i stafit të Zv.Presidentit, një këshilltar i lartë politik i tij dhe tre anëtarë të tjerë të stafi.

Bloomberg dha i pari lajmin të shtunën në mbrëmje, se shefi i stafit Marc Short ishte i infektuar.

Lajmi më pas u konfirmua nga zyra e Pence.

“Sot Marc Short, Shefi i Shtabit të Zëvendës Presidentit, i testuar pozitivisht për COVID-19, filloi karantinën dhe po ndihmon në procesin e gjurmimit të kontakteve”– tha Devin O’Malley, sekretari i shtypit i Pence, citon Daily Mail.

Ai shtoi: “Zv.Presidenti Pence dhe znj. Pence të dy dolën negativë në testin për COVID-19 dhe mbeten në gjendje të mirë shëndetësore.”

Të shtunën Pence zhvilloi dy tubime në Florida – një në Tallahassee dhe një tjetër në Jacksonville. Por Short për fat të mirë nuk udhëtoi me Pence.

Duke nisur nga e majta: Marc Short, Mike Pence, Scott Walker dhe këshilltari Marty Obst

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*