Templates by BIGtheme NET

Rama bën propagandë me fondet e tërmetit (Video)

Kushdo që ka bërë në fillim pyetjen nëse kryeministri Edi Rama do shfrytëzonte fondet e tërmetit dhe objektet e ngritura nga to për propagandë para zgjedhjeve, tashmë e ka përgjigjen: po.

Jo më larg se tre ditë më parë kreu i qeverisë publikoi një video ku tregohej rindërtimi i shkollës “Neim Babameto në Durrës”.

Shkolla në fjalë u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 që goditi vendin dhe u rindërtua nga fillimi. Punimet për shkollën nisën në muajin qershor ndërsa siç tregohet nga pamjet, ajo nuk ka përfunduar ende.

Në një video të publikuar pak maj më parë, ministri Ahmetaj i pohon kreut të qeverisë së shkolla në fjalë po rindërtohet nga buxheti i shtetit dhe lekët e dhëna nga donatorët europianë.

Teksa zgjedhjet e 25 prillit nuk janë larg, kreu i qeverisë ka nisur të shfaqet gjithnjë e më shpesh në ato që i quan kantiere rindërtimi në zonat që u goditën më shumë nga tërmeti në qarkun e Durrësit, Tiranës e Lezhës.

Në deklaratat e bëra gjatë konferencave për shtyp apo bashkëbisedimeve me gazetarët, kreu i qeverisë ka mohuar me forcë se po i përdor lëvizjet e tij nëpër zonat e goditura nga tërmeti për propagandë para zgjedhjeve.

Megjithatë është fakt që pjesa dërrmuese e personave, banesat e të cilave u dëmtuan pjesërisht apo plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit janë ende pa banesë duke jetuar në çadra apo shtëpi me qira.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*