Vendosni fjalën kyçe....

Vila e Xhensilës dhe vila e Dritanit, rasti që zbulon hipokrizinë e Vettingut


Gjyqtarja Xhensila Pine, si Komisionere e Vettingut ka dhënë verdiktin për shumë kolegë të saj nëse duhet të vijojnë apo jo në detyrë.

Mes gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga ajo, është edhe Dritan Rreshka. Arsyeja se përse Rreshka u dogj ishte për një vilë që kishte në bashkëpronësi me të vëllanë, por që ende s’kishte mundur ta përfundonte.

Duket se gjyqtarja e Vettingut kur ka marrë vendimin për Rreshkën, nuk ka marrë parasysh se vetë ka një vilë pesë katëshe në mes të Tiranës (me një kat më shumë), për më tepër të ndërtuar pa leje.

Vila e Pines – Standarde të Dyfishta

Sipas formularit të deklarimit në ILDKPI, bashkëshorti i Pines, Egon Sinani, ka ndërtuar pa leje një vilë prej 5 katesh, me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2.

Deklarimi në ILDKPI

 

Ndërtimi pa leje është vepër penale, e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Por duket se ligji nuk aplikohet njëlloj për të gjithë qytetarët, pasi në ndryshim nga gjyqtarja Pine shumë janë dënuar me burgim për një vepër të tillë.

Rasti i gjyqtares Pine ngre dyshime mbi Komisionerët e Vettingut që u përzgjodhën për të pastruar sistemin e Drejtësisë.

Vila e Rreshkës 

Ish-kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka u shkarkua nga detyra, për shkak se KPK arriti në përfundimin se ai nuk justifikonte dot pasurinë.

Më saktë për të u bë problem një shtëpi 4-katëshe, e cila ishte vetëm pjesërisht e përfunduar, që prokurori së bashku me të vëllanë e tij e kishin ngritur sipër Qytetit Studenti në Tiranë që nga vitet 2003-2004. Ndërtesa ishte e legalizuar dhe prokurori nuk priste që kjo pronë ta digjte për shkak se kishte mbetur ende e papërfunduar dhe kjo për mungesë të të ardhurave.

Ndërtesa e papërfunduar e Rreshkës

Gazeta Shqip publikoi në korrik të 2019-ës fotot e kësaj vile, që as vilë nuk mund të quhet, mbi të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Posaçëm i Apelit morën vendimin për të përjashtuar Rreshkën nga sistemi i Drejtësisë. Rasti Rreshka-Pine dëshmon standardet e dyfishta që po aplikohen në sistemin e Drejtësisë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *