Templates by BIGtheme NET

Kryeministri pakistanez thirrje Facebook-ut: Ndalo përmbajtjet islamofobe

Kryeministri i Pakistanit i ka bërë thirrje CEO-s së Facebook-ut Mark Zuckerberg, që të ndalojë përmbajtjet islamofobe në këtë rrjet, duke paralajmëruar një rritje të radikalizimit midis muslimanëve.

Në letrën drejtuar Zuckerberg-ut, kryeministri Imran Khan shkruan se “Islamofobia në rritje” po inkurajonte ekstremizmin dhe dhunën në të gjithë botën, veçanërisht përmes platformave të mediave sociale si Facebook-u.

“Unë do t’ju kërkoja të vendosni një ndalim të ngjashëm të Islamofobisë dhe urrejtjes kundër Islamit në Facebook, siç e keni vendosur për Holokaustin”– tha Khan.

Facebook tha këtë muaj se po azhurnonte politikën e tij të gjuhës së urrejtjes për të ndaluar çdo përmbajtje që mohonte ose deformonte Holokaustin.

Khan tha se ndërsa “mesazhet e urrejtjes kundër disave janë të papranueshme, janë të pranueshme kundër të tjerëve”. Ai shton se ky është “reflektim i paragjykimeve që do të inkurajojnë radikalizimin e mëtejshëm”.

Në përgjigje të thirrjes së Khan, një zëdhënëse e Facebook-ut i tha Reuters se kompania ishte kundër të gjitha formave të urrejtjes dhe se nuk lejonte sulme të bazuara në racë, etni, origjinë kombëtare ose fe.

Më herët të dielën, Khan tha se presidenti francez Emmanuel Macron kishte “sulmuar Islamin” duke inkurajuar shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamed.

Komentet e Khan-it erdhën pasi Macron bëri homazhe për një mësues francez, të cilit iu pre koka nga një radikal islamik.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*