Në Maqedoninë e Veriut janë rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave si pasojë e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 870 raste të reja me koronavirus.
Kështu numri i të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet 28,697.
Në të njëjtën kohë, u njoftua se 14 pacientë kishin ndërruar jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 963.