Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet futbolli në Shqipëri, Liga Profesioniste i jep fund bojkotit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka, ka njoftuar rifillimin e veprimtarisë futbollistike në vend.

Ai e bëri deklaratën pas përfundimit të takimit me presidentët e klubeve të futbollit.

Duka tha se bojkoti e ka realizuar qëllimin pasi çështja është futur në tavolinën e bisedimeve dhe se gjërat janë në rrugë të mbarë për t’u zgjidhur.

“Vendosëm të nisim aktivitetin ditën e dielë. E bëjmë për tifozët që duan të ndjekin futboll, për lojtarët që janë shkëputur prej shumë kohësh nga futbolli. Do jetë turi i parë i Kupës e më pas të mërkurën java e parë e kampionatit. Bojkoti e ka realizuar qëllimin sepse e ka sjellë çështjen në vemendje për t’u diskutuar. Jemi në rrugë të mbarë. Kemi pasur takime me përfaqësues të qeverisë dhe jemi në rrugë të mbarë për t’i zgjidhur. Kërkesat e klubeve mbeten dhe fakti që kemi nisur kampionatin nuk do të thotë se kemi hequr dorë nga kërkesat.” – tha ndër të tjera Duka.