Vendosni fjalën kyçe....

Scarlett Johansson martohet në një ceremoni sekrete, zbulon vetëm dhuratën që do për dasmë


Aktorja Scarlett Johansson dhe i fejuari i saj Colin Jost janë martuar në një ceremonie sekrete. Siç shkruan Daily Mail, dasma u zhvillua në fundjavë.

“Ne jemi të ngazëllyer për të dhënë lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime ku morën pjesë vetëm familjarët dhe rrethi i tyre i ngushtë.”– thuhej në një postim nga faqja e Instagramit të Meals On Wheels America.


Në njoftim sqarohet se çifti ka ndjekur të gjitha protokollet për t’u mbrojtur nga COVID-19 siç këshillojnë autoritetet shëndetësore. Ndërkohë zbulohet dhurata që aktorja preferon për dasmën, të ndihmojnë të moshuarit amerikanë me ushqime.

“Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në sjelljen e një ndryshimi për më të moshuarit gjatë kësaj kohe të vështirë duke mbështetur @mealsonwheelsamerica. Ju lutemi konsideroni dhurimin për të festuar me çiftin e lumtur” – thotë faqja e “Meals on Wheels”, një organizatë që lufton urinë dhe izolimin në komunitetin e të moshuarve, duke siguruar ushqime në të gjithë vendin.

Johansson dhe Jost filluan të takoheshin në vitin 2017 dhe u fejuan në maj të vitit 2019. Aktorja është martuar dy herë më parë: me Ryan Reynolds nga 2008 deri në 2011 (ai tani është martuar me Blake Lively) dhe me gazetarin francez Romain Dauriac nga viti 2014 deri në 2017 (ata kanë një vajzë sëbashku Rose Dorothy Dauriac).

Ndërsa për Jost kjo është martesa e parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *